Gjashtë të vdekur nga COVID-19 brenda 24 ore në Kosovë

24.07.2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 494 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 213 raste pozitive. Në raportin e IKSHPK-së për 24 orët e fundit, të publikuar të premten pasdite, është bërë […]

Gjashtë të vdekur nga COVID-19 brenda 24 ore në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 494 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 213 raste pozitive.

Në raportin e IKSHPK-së për 24 orët e fundit, të publikuar të premten pasdite, është bërë e ditur se kanë vdekur edhe gjashtë pacientë me koronavirus.

Numri i të vdekurve ka shkuar në 164.

COVID-19 është përhapur jashtëzakonisht shumë edhe në institucionet e vendit, ku që disa javë shumë deputetë e udhëheqës të institucioneve dhe partive politike kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.