Gjashtë të shëruar dhe 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

26.07.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,406 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 14 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk […]

Gjashtë të shëruar dhe 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Coronavirus Infected Swab Test Sample in Doctor Hands. COVID-19 Epidemic and Virus Outbreak.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,406 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 14 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Numri total i rasteve pozitive është 108,031 raste prej 715,200 personave të dyshimtë për virusin SARS CoV-2 pozitiv dhe 2,265 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Ferizaj (7), Prishtinë (4), Shtime (1), Gjakovë (1) dhe Mitrovicë (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 6 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105,597.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (5) dhe Gjilan (1).

Në total numri i rasteve aktive është 137.