Gjashtë javë me COVID-19 në Kosovë: Më shumë të shëruar, sesa të spitalizuar

Infektologu i njohur, Valbon Krasniqi, i ka bërë një përmbledhje situatës me koronavirusin në vend, teksa sot bëhen gjashtë javë kur filloi pandemia Covid-19 në Kosovë.

Ai ka thënë se tani ka më shumë të shëruar, sesa të spitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Sot e 6 javë më parë filloi pandemia COVID-19 në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

“U konfirmuan 669 persona COVID pozitiv, u spitalizuan 130 prej tyre, u shëruan 70 nga ta ( nga të spitalizuarit)”, ka treguar ai.

“Sonte ne Klinikë- vetëm 47 pacientë. Numri më i vogël në këto 2 javët e fundit”, ka thënë Krasniqi.

“Sapo i vizitova të gjithë, të 47 pacientët, në mesin e tyre fëmijë 5 vjeç, gra shtatëzëna, por edhe të moshuar”, ka shkruar më tej ai.

“Ne punojmë pa u lodhur për shërimin e tyre, por së bashku me punën tonë të ju ndihmoj edhe lutja juaj në këtë Muaj të madhërishëm të Ramazanit. Urime Besimtarēve Myslimanē Muaji i Ramazanit”, përfundon shkrimi i Krasniqit.

RAPORTO