Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut Brigada 123, Gëzim Hazrolli është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për intervistim në Hagë.
Gjeneralmajori Gëzim Hazrolli që aktualisht është drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Inteligjencë në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës do të udhëtoj për në Hagë më 03 mars 2020.
Lajmin e kanë bër të ditur bashkëluftëtar të Hazrollit të Zonës Operative të Pashtrikut Brigada 123.
“ Të nderuar bashkëluftëtar, familje të Dëshmorëve, të nderuar qytetar ju njoftojmë se: Gjeneral Gëzim Hazrolli, ish Komandant i Brigadës 123, ZOP të UÇK-së, ka marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për intervistim me datë 03.03.2020. Duke besuar në drejtësi dhe luftën e pastërt të UÇK-së, ai ka vendosur të përmbushë obligimin dhe do të paraqitet në Gjykatën Speciale në Hagë. Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të gjithë të rënëve për liri” thuhet në njoftim.