Gazetari Nuhi Bytyçi vazhdon edhe sot dëshminë në Speciale

06.06.2024

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Gazetari Nuhi Bytyçi vazhdon edhe sot dëshminë në Speciale Foto: Ilustrim

Dëshmitari i 71-të, gazetari Nuhi Bytyçi i cili ka mbuluar luftën në Kosovë, do të vazhdojë edhe sot dëshminë në Speciale.

Dëshmitari Nuhi Bytyçi tha dje se raportin e Dick Martyt e konsideron si përpjekje të Serbisë dhe Rusisë për të kriminailzuar luftën e UÇK-së.