Gati për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit

17.11.2021

E për këtë çdo vit institucionet përgjegjëse bëjnë kontraktimin me kompani për mirëmbajtje të rrugëve gjatë stinës së dimrit. Edhe këtë herë Drejtoria e Rrugëve të Kosovës është shprehur e përgatitur për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit. Ndërkaq, për mirëmbajtjen e rrugëve ndahet edhe buxhet i caktuar, ku një e tillë është paraparë edhe për […]

Gati për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit Foto: Ilustrim

E për këtë çdo vit institucionet përgjegjëse bëjnë kontraktimin me kompani për mirëmbajtje të rrugëve gjatë stinës së dimrit.

Edhe këtë herë Drejtoria e Rrugëve të Kosovës është shprehur e përgatitur për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit.

Ndërkaq, për mirëmbajtjen e rrugëve ndahet edhe buxhet i caktuar, ku një e tillë është paraparë edhe për sezonin e sivjetshëm dimëror, ku buxheti është mbi 11 milionë euro.

Sipas zyrtarëve të Drejtorisë së Rrugëve të Kosovës, janë bërë përgatitjet e mjaftueshme për sigurinë si dhe mirëmbajtjen dimërore të autoudhëve, rrugëve nacionale si dhe rajonale në vendin tonë.

Ndërkaq, sa i përket sigurimit të kripës dhe repromatërialëve tjera të nevojshëm nga kjo ministri për Buletinin Ekonomik thonë se kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-se janë të furnizuara me kripë, sipas kontratave, dhe kanë në disponim paisje të nevojshme për pastrimin e borës.

Ndërkohë, sa i përket mirëmbajtjes së rrugëve rajonale, kjo ministri pohon se janë kompanitë e kontraktuara, ato të cilat do të merrën me mirëmbajtjën e tyre.

“MMPHI-ja ka të kontraktuara 4 kompani për autoudhë, ndërsa për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në shtate regjione të Kosoves , tashmë janë të kontraktuara  14 kompani, përkatësisht në secilin rajon këto kompani do mirëmbajnë nga dy llote rrugësh” thonë nga kjo ministri.