Gati 5 mijë persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës në 2021

06.01.2022

Edhe viti 2021 ndryshe njihet si vit pandemik, pasiqë gjendemi ende në mesin e virusit COVID-19, por ndonëse ka masa kufizuese në shumë vende të botës, një gjë e tillë qytetarët e Kosovës nuk i ka penguar që të heqin dorë nga shtetësia. Shumë prej qytetarëve kanë mbetur ndër vite duke pritur për pajisje me […]

Gati 5 mijë persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës në 2021 Foto: Ilustrim

Edhe viti 2021 ndryshe njihet si vit pandemik, pasiqë gjendemi ende në mesin e virusit COVID-19, por ndonëse ka masa kufizuese në shumë vende të botës, një gjë e tillë qytetarët e Kosovës nuk i ka penguar që të heqin dorë nga shtetësia.

Shumë prej qytetarëve kanë mbetur ndër vite duke pritur për pajisje me shtetësi të Kosovës, anipse thuajse gjithë jetën e kanë kaluar këtu.

Por në kuadër të ligjeve të cilat ekzistojnë për marrjen e shtetësisë së Kosovës, shumë prej qytetarëve kanë vendosur edhe të heqin dorë prej saj.

Në kuadër të vitit që po lëmë pas, saktësisht në 11 mujorin e vitit 2021 janë gjithsej 4 mijë e 594 qytetarë të cilët janë liruar nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Kjo është bërë e ditur për lajmi.net nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Pra në vitin 2021 ishin rreth 1 mijë persona më tepër të cilët hoqën dorë nga shtetësia kosovare krahasuar me vitin 2020.

“Gjatë periudhës Janar – Nëntor 2021, nga Shtetësia e Republikës së Kosovës, janë liruar 4594 persona. Në vitin 2020 nga Shtetësia e Republikës së Kosovës, janë liruar 3633 persona”, u tha në përgjigjen e MPB-së.

Por për dallim nga shifrat e larta të atyre që u tërhoqën nga shtetësia, numër i vogël i qytetarëve fituan shtetësinë.

Në periudhën mujore janar-nëntor 2021 janë vetëm 362 persona të cilët fituan shtetësinë e Kosovës.