Gastronomia nuk e respekton ligjin, vazhdon pirja e duhanit nëpër lokale

  • 14.02.2023
Gastronomia nuk e respekton ligjin, vazhdon pirja e duhanit nëpër lokale

Ligji kundër duhanit, i cili ka hyrë në fuqi që më shumë se dhjetë vite nuk po respektohet nga sektori i gastronomisë. Qytetarët po vlerësojnë se kjo situatë e krijuar është si pasojë e mungesës së gjobave nga institucionet përgjegjëse, ndërkaq drejtuesit e institucioneve përgjegjëse vlerësojnë se njëri ndër problemet më të cilët përballen është numri i vogël i inspektorëve sanitarë.

Pirja e duhanit në lokale po vlerësohet si një shqetësim i madh për shumë qytetarë jo duhanpirës, sidomos gjatë periudhës se dimrit. Kjo situatë shqetësuese sipas tyre, është pasojë e mungesës se respektimit të ligjit kundër duhanit, i cili ndonëse ka hyrë në fuqi vite më parë, nuk po zbatohet. Disa qytetarë i thanë Radio Kosovës se gjatë kohës së dimrit e kanë të pamundur të vizitojnë kafenetë nga tymi i duhanit.


“Ndërprerja, ndalimi i duhanit do edukim. Nuk ka mos e pi, mos e pi! Duhet të edukohen dhe t’u shqiptohen dënimet. Shteti nuk reagon. Ne de fakto po ju tregojmë që nuk jemi fort për shtet. Katastrofë! Si  në odë të burrave. Çdo kund gjithkah, në çdo lokal. Unë për veti as nuk po dalë me pi kafe”, deklaroi një qytetarë në kryeqytet.  

Kryeinspektori sanitar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Ibrahim Tërshnjaku, i tha RTK-së se në Kosovë dhe përgjithësisht në Ballkan nuk ka një nivel të lartë të vetëdijes shoqërore për të respektuar ligjet, ndërsa një problem tjetër, është numri i vogël i inspektorëve sanitarë.

“Një ndër sfidat më të mëdha të cilat i kemi në dhjetë vitet e fundit  është se kemi punuar vetëm me dhjetë inspektorë qendrorë duke u përpjekur të zbatojmë ligjin. Është numër jashtëzakonisht i vogël në raport me mbi 13 mijë subjekte të gastronomisë. Ne kemi sfidën me të madhe zbatimin ligjit në kafe baret ku konsumohet duhani sidomos në kohën e pasdites”, tha Tërshnjaku

Në Kosovë janë  vetëm 57 inspektorë sanitarë që merren me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit kundër duhanit, por ata kanë për detyrë edhe kontrollin e ushqimit dhe shumë obligime të tjera. Sipas Ligjit kundër duhanit, nëse duhan lejohet në hapësirat ku është i ndaluar me ligj, subjektet afariste mund të gjobiten nga njëmijë deri në tre mijë euro, derisa personat fizikë nga 30 deri në 50 euro. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duhani vret më shumë se 8 milionë njerëz çdo vit.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë