Gastronomia mbyllet nga e mërkura, lejohet vetëm shërbimi “merre me vete”

Gastronomia mbyllet nga e mërkura, lejohet vetëm shërbimi “merre me vete”

Gjatë ditës së hënë Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbeldhje në të cilën është diskutuar për masat e reja anti-COVID.

Diskutimi për vendosjen e masave të reja ka ardhur pas rritjës së vazhdueshme të numrit të personave të infektuar me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ndër tjerash bëri të ditur se nga data 07 (e mërkurë) deri më 18 prill do të pezullohet shërbimi i gastronomisë.

Në bazë të vendimit, gastronomia nuk do të lejohet të punojë as në hapësirat e brendshme.

Poashtu, do të ndalohen edhe shitjet dhe lokalet e vogla të gastronomisë në pikat e shitjes së karburanteve. Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojmë vetëm me shërbimin “merr me vete”.

Në hotele do të lejohet shërbimi i pijeve dhe ushqimit vetëm nëpër dhoma.

RAPORTO