Gastronomët thonë se nuk do t’i respektojnë masat anti-COVID, kërkojnë faljen e dënimeve

03.03.2021

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës gjatë ditës së mërkurë kanë mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën kanë paralajmëruar mosrespektimin e masave anti-COVID. Petrit Kollokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, tha se rritja e numrit  të infektuarve me COVID-19 nuk është për fajin e gastronomisë, por për shkak të tubimeve zgjedhore dhe për këtë […]

Gastronomët thonë se nuk do t’i respektojnë masat anti-COVID, kërkojnë faljen e dënimeve Foto: Ilustrim

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës gjatë ditës së mërkurë kanë mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën kanë paralajmëruar mosrespektimin e masave anti-COVID.

Petrit Kollokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, tha se rritja e numrit  të infektuarve me COVID-19 nuk është për fajin e gastronomisë, por për shkak të tubimeve zgjedhore dhe për këtë janë kundër shtrëngimit të masave.

“Idenë për shtrëngimin e masave e kundërshtuam, ne nuk jemi fajtorë  për rritjen e numrit me të infektuar me Covid-19. Numri është rritur për shkak të tubimeve gjatë fushatës zgjedhore. Duke qenë se ne nuk jemi përgjegjës për rritjen e numrit më të infektuar, kundërshtojmë shtrëngimin e masave”, tha ai.

Ai tutuje ka njoftuar se kanë kërkuar subvencionimin e gasteonomisë të pagave, qirave.

“Pika e dytë falja e dënimeve për gastronomët. Po besojmë që këto fjale të ndodhin sa më shpejt ndaj gastronomëve”, tha ai.