Gastronomët: Pas 11 dite, me ose pa leje te qeverisë ne do të hapemi

06.04.2021

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi thotë se nuk e përjashtojnë mundësinë që të dalin në protestë nëse nuk arrijnë marrëveshje me Qeverinë e Kosovës. Kllokoqi përmes një postimi në facebook, ka thën se dëmet gjatë pandemisë po i shkakton politika duke shtuar se faturën po e paguan gastronomia. Ai tutje tha […]

Gastronomët: Pas 11 dite, me ose pa leje te qeverisë ne do të hapemi Foto: Ilustrim

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi thotë se nuk e përjashtojnë mundësinë që të dalin në protestë nëse nuk arrijnë marrëveshje me Qeverinë e Kosovës.

Kllokoqi përmes një postimi në facebook, ka thën se dëmet gjatë pandemisë po i shkakton politika duke shtuar se faturën po e paguan gastronomia.

Ai tutje tha se gjatë 11 ditëve sa do të qëndrojnë të mbyllur do të kërkojnë subvenciom të pagave, qirave dhe grante për biznese, e nëse kjo nuk ndodh, nuk e përjashtojnë mundësinë e daljes në rrugë.

Reagimi i plotë:

Edhe një herë: Politika shkakton DËM, Gastronomia paguan FATURËN!

Edhe njëherë Gastronomia Kurban i situates! Edhe njëherë po ndëshkohemi, 11 dite Pas 11 ditëve ne do te hapemi!

Me ose pa leje te qeverisë ne do të hapemi! Për këto 11 ditë do të kërkojmë subvencionime te pagave, të qerave dhe grante për biznese, do të kërkojmë strategji për të ardhmen tonë!

Më mirë është të funksionojë Gastronomia e të qarkullojë paraja, e me keto para te Investohet në shëndetësi, të sigurohen shtretër e hapësira të mjaftueshme për të gjithë të prekurit me COVID-19 si rezultat i fushatave parazgjedhore, e të sigurohen vaksina, se te sanksionohen bizneset.

Ne, për këto 11 dite mbyllje do të vazhdojmë bisedimet me Qeverinë e Kosovës me shpresë që të arrijmë një marrëveshje, mirëpo nese nuk arrijme një marrëveshje pas 11 dite nuk përjashtojmë daljen në rrugë.

Nuk na mbetet tjeter!