Gastronomët paralajmërojnë protesta nëse vendimi për masat anti-COVID ndryshon pas 14 shkurtit

11.02.2021

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përmes një reagimi ka thënë se janë të revoltuar, ndërkaq thonë se do të protestojnë nëse pas zgjedhjeve parlamentare shtrëngohen masat anti-COVID. Në një njoftim në Facebook, gastronomët kanë thënë se është bërë padrejtësi ndaj tyre, pasi po shkelen masat anti-COVID duke organizuar tubime politike. “Me rastin e shkeljes së […]

Gastronomët paralajmërojnë protesta nëse vendimi për masat anti-COVID ndryshon pas 14 shkurtit Foto: Ilustrim

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përmes një reagimi ka thënë se janë të revoltuar, ndërkaq thonë se do të protestojnë nëse pas zgjedhjeve parlamentare shtrëngohen masat anti-COVID.

Në një njoftim në Facebook, gastronomët kanë thënë se është bërë padrejtësi ndaj tyre, pasi po shkelen masat anti-COVID duke organizuar tubime politike.

“Me rastin e shkeljes së masave Anti-Covid për arsye të organizimit të tubimeve politike, dhe shfrytëzimit të hapësirave tona për qëllime të fushatave zgjedhore nga çdo parti politike, është bërë padrejtësi e madhe dhe trajtim i pabarabartë në raport me ne, ekonominë, dhe rreth 100 mijë qytetarë që rrezikojnë të mbesin të papunë në çdo industri! Në rast se vendimi i sotëm ndryshon pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ju njoftojmë se do të ketë organizim të protestave nga gastronomët”, thuhet në reagim.

Postimi i plotë:

Të dashur Gastronomë,

Ju njoftojmë se që nga sot, bizneset e gastronomisë në tërë territorin e Kosovës mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre deri në ora 22:00. Poashtu, nuk do të ketë kufizim të lëvizjes së personave fizik në të gjitha komunat.

Ky është një lajm i mirë për zonat e ranguara me rrezik të lartë të përhapjes së virusit, përkatësisht Komunën e Prishtinës dhe Fushë Kosovës. Një lajm i mirë edhe për Kosovën, ku dijmë që roli ekonomik që ka kryeqyteti edhe për komunat tjera është shumë i rëndësishëm, ku 50-60% e tërë aktivitetit ushtrohet në të.

Sqarim: GASTRONOMËT JANË TË REVOLTUAR!

Me rastin e shkeljes së masave Anti-Covid për arsye të organizimit të tubimeve politike, dhe shfrytëzimit të hapësirave tona për qëllime të fushatave zgjedhore nga çdo parti politike, është bërë padrejtësi e madhe dhe trajtim i pabarabartë në raport me ne, ekonominë, dhe rreth 100 mijë qytetarë që rrezikojnë të mbesin të papunë në çdo industri!

Në rast se vendimi i sotëm ndryshon pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ju njoftojmë se do të ketë organizim të protestave nga gastronomët.