Gastronomët paralajmërojnë protesta në rast se nuk lehtësohen masat anti-COVID

09.05.2021

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka paralajmëruar protesta në rast se nuk lehtësohen masat për parandalimin e transmetimit të koronavirusit, derisa ka kërkuar vaksinim sa më të shpejtë, në mënyrë që të lejohen aktivitetet e gastronomisë. Kllokoqi, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, thotë se u anashkaluan nga qeveria në takime për ndryshimin e […]

Gastronomët paralajmërojnë protesta në rast se nuk lehtësohen masat anti-COVID Foto: SuharekaOnline

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka paralajmëruar protesta në rast se nuk lehtësohen masat për parandalimin e transmetimit të koronavirusit, derisa ka kërkuar vaksinim sa më të shpejtë, në mënyrë që të lejohen aktivitetet e gastronomisë.

Kllokoqi, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, thotë se u anashkaluan nga qeveria në takime për ndryshimin e masave dhe subvencionimin e gastronomeve.

“U betuan qe ne fillim te muajit Maj kane me na subvencionu per 15 ditet e para te muajit Prill, ndersa  tash jemi me 10maj, GASTRONOMET U HARRUAN”, shkruan ai.

“Maskat po hiqen, masat u hiqen, klubet e natës po hapen, dasmat po mbahen, këngëtarët kanë bërë datat në Shqipëri, rezervimet e sallave janë bërë…”

Postimi i plotë i Kllokoqit:

Te Dashur Gastronom

Fillimi me Qeverisjen e re ishte i rende i cili na mbylli per 12 dite – GASTRONOMET PRANUAN

Per 7 dite takime me ta , u dakorduam qe do ti respektojm masat – GASTRONOMET RESPEKTUAN

U betuan qe ne fillim te muajit Maj kane me na subvencionu per 15 ditet e para te muajit Prill, ndersa  tash jemi me 10maj, GASTRONOMET U HARRUAN

U betuan qe nese ulen rastet orari do te ndryshoj dhe masat do te zbuten, ndersa as ne takim nuk na ftuan – GASTRONOM U ANASHKALUAN 

Shqiperia u hap 

Mali i zi u hap 

Serbia po hapet 

Bota po hapet 

Festivalet kane fillu ne Mal te Zi , Shqiperi e Serbi …

Maskat po hiqen, masat u hiqen, klubet e nates po hapen, dasmat po mbahen, kengetart kane bere datat ne Shqiperi, rezervimet e sallav jane bere…

Ne S’KEMI ENDE VAKSINA , ne jemi ende te mbyllur , ne  s’kemi plan per veren …

Ne nuk i’u nenshtruam as Qeverise se kaluar, ku mbajtem 3 protesta, dhe nuk do i nenshtrohemi as kesaj Qeverie. 

DUAM VAKSINEN E LIRISE !