Gastronomët paralajmërojnë protesta, kërkojnë të lirohen masat gjatë festave

08.12.2021

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica tha se do të mbajnë takim me Këshillin drejtues për të marrë vendim pas masava të vendosura nga ekzekutivi. Po ashtu, ai ka shtuar se për realizimin e kërkesave të tyre do të bëjnë presion te Qeveria, pasiqë sipas tij institucionet e vendit kanë rënë në […]

Gastronomët paralajmërojnë protesta, kërkojnë të lirohen masat gjatë festave Foto: SuharekaOnline

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica tha se do të mbajnë takim me Këshillin drejtues për të marrë vendim pas masava të vendosura nga ekzekutivi.

Po ashtu, ai ka shtuar se për realizimin e kërkesave të tyre do të bëjnë presion te Qeveria, pasiqë sipas tij institucionet e vendit kanë rënë në gjumë dimëror.

Gjithashtu, Vranica ka thënë se duhet të ketë lirim të masave nëse vazhdon kjo gjendjet e qetë e situatës epidemiologjike në vend, e sidomos në kohën e festave kur edhe vijnë bashkëatdhetarët.

“Ne do të mbajmë takim me Këshillin drejtues të shoqatës së Gastronomëve të Kosovës dhe t’i shqyrtojmë pozicionet tona në raport me këtë situatë. Propozimet që do të bëhen në raport me Qeverinë e Kosovës edhe në rast të mos përgjigjes e cila nuk po ndodh tash e një kohë të gjatë ku institucionet kanë rënë në gjumë dimëror”.

“Në rast se vazhdohet për pak ditë normalisht që do të diskutohet për organizimin e protestave. Ne tentojmë ta bëjmë presionin sa  më të madh. Ose do të ketë hapje në rast të mos mbështetjes së gastronomëve me që rast po afrohet edhe diaspora dhe mund të konsiderohet infuzioni i vetëm ekonomik në raport me sektorin e gastronomisë ose të bëhet mbulimi i disa shpenzimeve dhe të shtyhet TVSh në shtije në 8% siç është deri me 31 dhjetor të këtij viti”.

Ndryshe, sipas masave të reja anti-Covid, shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00, muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.