LVV
PDK
LDK
AAK

Gastronomët paralajmërojnë largimin e arkave fiskale: Është mbushur kupa, s’kemi asnjë ndihmë

15.09.2021

Rritja e rasteve të infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19, ka bërë që Qeveria e Kosovës të ndërmerrë masa për luftimin, kontrollimin dhe parandalimin e këtij virusi. Por, për këto masa të vendosura kundër COVID-19, Qeveria nuk është koordinuar me Shoqatën e Gastronomëve për asnjë vendim të marrë. Përkundër takimeve të shumta, Veton Zuka nga Shoqata […]

Gastronomët paralajmërojnë largimin e arkave fiskale: Është mbushur kupa, s’kemi asnjë ndihmë Foto: SuharekaOnline

Rritja e rasteve të infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19, ka bërë që Qeveria e Kosovës të ndërmerrë masa për luftimin, kontrollimin dhe parandalimin e këtij virusi.

Por, për këto masa të vendosura kundër COVID-19, Qeveria nuk është koordinuar me Shoqatën e Gastronomëve për asnjë vendim të marrë.

Përkundër takimeve të shumta, Veton Zuka nga Shoqata e Gastronomëve ka thënë për EkonomiaOnline, se për masat anti-COVID nuk janë konsultuar fare.

Gjithashtu, ai ka thënë se tashmë koha fillon të ftohet dhe se kufizimi i hapësirave të brendshme në lokale do ta dëmtojnë shumë sektorin e gastronomisë.

Po ashtu, ai ka shtuar se kanë kërkuar takim me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për koornidim për ndihmë financiare.

Zuka nga SHGK-ja ka thënë se disa prej kërkesave financiare që i kanë parashtuar edhe më herët mund të aplikohen në mënyrë që të tejkalohet si krizë dhe mund të jetë opsioni më i mirë me filluar me kërkesë të vaksinimi çdo klienti në mënyrë që të mundësohet puna brenda edhe në hapësira të mbyllura.

Ai ka paralajmëruar edhe heqjen e arkave fiskale, nëse nuk ka lirim të masave kundër COVID-19 për sektorin e gastronomisë.

Po ashtu, Veton Zuka ka shtuar se tashmë është mbushur kupa dhe se të gjitha këto kufizime për sektorin e gastronomisë dhe mos të diskutohet për asnjë ndihmesë sipas tij një gjë e tillë është e papranueshme.

Ai ka theksuar se nëse vazhdohet edhe më tutje kështu, të njëjtit presin takim edhe me gastronomë dhe se do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm, ku njërën prej opsioneve ka thënë se është edhe largimi i arkave fiskale nga lokalet.

Etiketat

Ofertat e fundit