Gastronomët: Nëse nuk merrën parasysh kërkesat tona, hapi i radhës është protesta

07.09.2020

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka reaguar përmes një postimi në facebook, ku ka shprehur pakënaqësi duke thënë se “Politika e Kosovës e ka lënë popullin në baltë”. Ndërkohë që sytë janë drejtuar tek mesazhet nga Uashingtoni, indiferenca e politikës para kolapsit të sektorit privat, që prej muajsh ka trokitur në pragun […]

Gastronomët: Nëse nuk merrën parasysh kërkesat tona, hapi i radhës është protesta Foto: Ilustrim

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka reaguar përmes një postimi në facebook, ku ka shprehur pakënaqësi duke thënë se “Politika e Kosovës e ka lënë popullin në baltë”.

Ndërkohë që sytë janë drejtuar tek mesazhet nga Uashingtoni, indiferenca e politikës para kolapsit të sektorit privat, që prej muajsh ka trokitur në pragun tonë, është shqetësuese, ka shkruar Kllokoqi.

“Gjendja në Kosovë, ku 59% e personave në moshë pune nuk janë aktivë ekonomikisht, shpejt do të rëndohet në mënyrë drastike nëse drejtuesit e shtetit nuk marrin masa të menjëhershme. Në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, nga marsi 2019 deri në mars 2020, numri i të punësuarve ra nga 80 mijë në 43 mijë! Përgjysmim brenda një viti!”

Sipas Petrit Kllokoqit sktori i dytë në vend që punëson më së shumti kosovarë është gastronomia e cila po përballet me falimentimin, me pasoja të pakthyeshme.

Kërkesat tona në vazhdimësi po hasin në vesh të shurdhër: asnjë përgjigje, asnjë reagim. Gastronomët e Kosovës kanë hapur peticionin për heqjen e kufizimeve dëmtuese dhe alarmimin e politikës për krizën që na pret,ka shkruar ai.

Këtë javë do ta vizitojmë të gjithë Kosovën për të vazhduar me mbledhjen e nënshkrimeve, me shpresën se më në fund dikush do ta dëgjojë shqetësimin tonë dhe do ta kuptojë ç’po ndodh, thot Kllokoqi.

Petrit Kllokoqi thot se kanë vetëm 3 kërkesa thelbësore për të shmangur krizën kombëtare:

1. Të shfuqizohet kufizimi i lëvizjes për qytetarë dhe biznese.
2. Të krijohet një manual i saktë për gastronominë për punën brenda lokaleve në sezonin vjeshtë-dimër.
3. Të përgatitet një pako e veçantë për përkrahje të sektorit të gastronomisë, si sektori më i goditur nga pandemia.

Nëse nuk merrën parasysh këto kërkesa Shoqata e Gastronomëve në Kosovë paralajmron protesta.