Gastronomët mirëpresin lirimin e masave anti-COVID

03.03.2022

Me masat e reja anti-COVID gastronomia tashmë funksionon sipas orarit të rregullt dhe se kufizimi i vetëm për këtë sektor është lejimi i hapësirës për shfrytëzim deri në 50 për qind (%). Arian Vranica, sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës ka thënë se funksionimi i bizneseve do të varë në bazë të atij ligjit […]

Gastronomët mirëpresin lirimin e masave anti-COVID Foto: SuharekaOnline

Me masat e reja anti-COVID gastronomia tashmë funksionon sipas orarit të rregullt dhe se kufizimi i vetëm për këtë sektor është lejimi i hapësirës për shfrytëzim deri në 50 për qind (%).

Arian Vranica, sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës ka thënë se funksionimi i bizneseve do të varë në bazë të atij ligjit për tregti të brendshme, ku edhe do të funksionojnë si para pandemisë COVID-19.

Ai për KosovaPress tha se klubet do të funksionojnë deri në ora 05:00, por ky orar gjatë sezonit të verës.

“Funksionimi i bizneseve do të varet në bazë të ligjit për tregti të brendshme, pra do të funksionojmë si para pandemisë… Gjatë sezonit të dimrit do të funksionojnë bizneset deri në ora 23:00, për restorantet, lokalet e gjitha këto. Ndërsa për pjesën e klubeve të natës dhe sallave të dasmave, ato funksionojnë gjatë sezonit të dimrit deri në ora 03:00, ndërsa të dyja gjatë sezonit të verës gastronomitë do të jenë deri në ora 00:00, ndërsa për klube deri në 05:00, por gjatë sezonit të verës”, tha ai.

Për sa i përket dëmeve që kanë pësuar gjatë kësaj periudhe, Vranica pohon se ato kanë qenë mjaft të mëdha e që u nevojitet kohë për t’u këndellë, teksa shtoi se sipas të dhënave të ATK-së, tani ka 2000 biznese më pak.