Gastronomët mbyllin lokalet në Kosovë, çelësat ia dorëzojnë qeverisë

27.07.2020

“Jemi në buzë të greminës” Kështu e përshkruajnë situatën e tyre grastronomët e Kosovës që për shkak të masave të marra nga qeveria, me qëllim ndalimin e përhapjes së COVID-19, kanë mbetur pa klientë, rrjedhimisht pa të ardhura dhe përfundimisht pa punë. Gastronomët, për shkak të masave të marra nga Qeveria e Kosovës për ta […]

Gastronomët mbyllin lokalet në Kosovë, çelësat ia dorëzojnë qeverisë Foto: Ilustrim

“Jemi në buzë të greminës” Kështu e përshkruajnë situatën e tyre grastronomët e Kosovës që për shkak të masave të marra nga qeveria, me qëllim ndalimin e përhapjes së COVID-19, kanë mbetur pa klientë, rrjedhimisht pa të ardhura dhe përfundimisht pa punë.

Gastronomët, për shkak të masave të marra nga Qeveria e Kosovës për ta kontrolluar përhapjen e COVID-19, janë të paknaqur.

Prandaj, kanë vendosur që çelësat e bizneseve të tyre t’ia dorëzojnë qeverisë, sot, e hënë, në orën 12:00, njofton Insajderi.

Ky do të jetë një akt simbolik që shpreh pakënaqësinë e tyre dhe shqetësimin njëkohësisht.

Ata do t’i mbyllin edhe lokatë për një orë

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, paraprakisht u ka bërë thirrje bizneseve të gastronomisë në Kosovë që sot t’i mbyllin bizneset në orën 12:00 dhe në këtë mënyrë të marrin pjesë në aksionin simbolik që do të zhvillohet para institucioneve qendrore në Prishtinë, të cilave do t’ua dhurojnë një çelës.

Gastronomët vazhdimisht kanë kërkuar nga institucionet që urgjentisht t’i heqin kufizimet e lëvizjes dhe masat tjera që e prekin këtë sektor, pasi kanë thënë se kriza te ta po thellohet çdo ditë e më shumë.