Gastronomët kundërshtojnë masat: E padrejtë që të shkurtohet orari i punës pa subvencionim
Sipas masave të reja anti-COVID, orari i orës policore (kufizimi i lëvizjes) ka ndryshuar, ku tashmë fillon nga ora 22:00 deri në ora 05:00. Ndërkaq, me këto masa është shkurtuar edhe orari i punës së gastronomisë, ku tashmë këto lokale lejohet të punojnë deri në ora 21:00. Këto masa po kundërshtohen nga partitë opozitare, një […]
Sipas masave të reja anti-COVID, orari i orës policore (kufizimi i lëvizjes) ka ndryshuar, ku tashmë fillon nga ora 22:00 deri në ora 05:00.
Ndërkaq, me këto masa është shkurtuar edhe orari i punës së gastronomisë, ku tashmë këto lokale lejohet të punojnë deri në ora 21:00.
Këto masa po kundërshtohen nga partitë opozitare, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve si dhe nga gastronomët.
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës (ShGK) do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka theksuar se kërkesa e tyre për deputetët e Kuvendit të Kosovës lidhet me masat e marra nga Qeveria për luftimin, kontrollin dhe parandalimin e pandemisë së COVID-19, të cilat, sipas tyre janë të papërshatshme.
Kllokoqi ka shtuar se masat i kemi respektuar, por se më e dhimbshmja sipas tij është që kanë refuzuar të takohen.
“Masat i kemi respektuar. Më e dhimbshmja është që kanë refuzuar të takohen me ne. Do t’u drejtohemi deputetëve që të na nxjerrin nga kjo situatë – pozitë e opozitë”, është shprehur Kllokoqi në emisionin ‘Portofol’ në Klan Kosova FM.
“Masat i kemi kundërshtuar sepse na është ndaluar e drejta për punë. Nuk jemi sunbvencionuar ekonomikisht, si pagat e punëtorëve, qiraja apo ulja e TVSH-së, e cila nga tetë përqind u rrit në 18 përqind. Është e padrejtë që të shkurtohet orari i punës pa subvencionim. Masat e fundit janë të ekzagjeruara”.
Sipas tij, bizneset e gastronomisë do të duhej të përkraheshin financiarisht, duke u arsyetuar me rritjen ekonomike që ka pasur gjatë vitit 2021.