Gastronomët kërkojnë zbatimin e masave anti-COVID që të mos kufizohen

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka bërë lutje tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat duke iu përmbajtur ligjit, masave ndaj luftimit të përhapjes së virusit COVID-19, dhe jo të hasim në vështirësi për menaxhimin e respektimit të tyre. Përndryshe, në të kundërt pasojat mund të jenë shumë të rënda.

SHGK kërkon që të zbatohen në përpikmëri masat anti-covid19 në fuqi, me qëllim të evitimit të marrjes së masave ekstreme kufizuese për qytetarët, bizneset, dhe veprimtaritë e tjera që preken nga to.

Sipas IKSHPK – së, nga 1608 mostrat e testuara kanë regjistruar 418 raste pozitive të virusit SARS COV-2.

Përndryshe, Komiteti për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike rreth Covid-19, do të mblidhet sot për të shqyrtuar disa propozime që kanë të bëjnë me kufizimet e mundshme apo reduktime të veprimtarive në sektorë të ndryshëm.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.