Gastronomët kërkojnë kompensimin e qirave deri 50%, uljen e TVSH-së nga 18% në 8%…

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përmes një reagimi ka shprehur shqetësimet e gastronomëve me të cilat po përballen gjatë kësaj kohe.

Sipas reagimit thuhet se qarkullimet e tyre kanë rënë mbi 80% dhe për më shumë janë të goditur edhe nga kufizimet në orar në hapësirat e punës dhe mosardhja e diasporës.

“Sektori i gastronomise, globalisht me i goditur nga pandemia dhe jashtezakonisht i goditur edhe ne Kosove, jo vetem nga pandemia, por edhe nga mosperkrahja e shtetit, eshte ne prag te nje krize e cila do te rezultoj me mbyllje te bizneseve dhe largim te mijera punetoreve. Qarkullimet tona kane rene mbi 80% dhe per me shume jemi te goditur edhe nga kufizimet ne orar ne hapesirat e punes dhe mosardhja e diaspores. Per te mos mjaftuar kjo, keto dite po ballafaqohemi me presione dhe ndershkime nga inspektorati tatimor dhe organet tjera shteterore. Ne tere keto veshtiresi, perkrahja shteterore nuk eshte përmbushur as ne pjesen e subvencionimit te pages e as te qirave.

Duke u bazuar ne te gjitha rrethanat e lartecekura, kerkojme urgjentisht te;

– Lejohet puna me orar te rregullt dhe te merren masa ndaj bizneseve qe nuk respektojne masat e kerkuara per parandalimin e perhapjes te virusit COVID-19, e jo te ndershkohen mijera biznese;
– Te rishikohet manuali dhe te behet i implementueshem ne praktike, duke zbatuar rregullin tashme te njohur globalisht, per ndarje te hapesires, 8m2 per person
– Te subvencionohet pjesa e qirave ne vlere 50%
– Te subvencionohet pagat ne vleren e pages minimale te sektorit
– Te shtyhet pagesa e obligimeve tatimore ne nivel qendror dhe lokal
– Te krijohen lehtesira fiskale, perfshire uljen e TVSH-se per HoReCa nga 18% ne 8%
– Te mundesohet riprogramim i kredive me greis periudhe 1 vjeçare;

Nese nuk kemi veprime institucionale me vendime konkrete, ne perkrahje te sektorit dhe shqyrtim serioz te kerkesave tona, atehere ne do te fillojme me veprime konkrete, duke filluar me mbylljen simbolike te te gjitha lokaleve, te henen me 27 Korrik nga ora 12:00. Nese nuk kemi veprime edhe metutje, ne do te detyrohemi t’i mbyllim lokalet ne teresi” thuhet në reagimin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.