Gastronomët i konsiderojnë të dëmshme dhe kundërligjore masat anti-COVID, Qeverinë e akuzojnë për arrogancë

24.01.2022

Gastronomët që preken direkt nga këto kufizime, thonë se masat e tilla janë të panevojshme, të dëmshme dhe të kundërligjshme. Nga Shoqata e Gastronomisë kanë thënë se masat e fundit kundër pandemisë, përditë po dëshmohen si të panevojshme (sepse nuk kanë mbështetje shkencore), të dëmshme (sepse po shkaktojnë stres shoqëror dhe ekonomik), dhe të kundërligjshme […]

Gastronomët i konsiderojnë të dëmshme dhe kundërligjore masat anti-COVID, Qeverinë e akuzojnë për arrogancë Foto: Ilustrim

Gastronomët që preken direkt nga këto kufizime, thonë se masat e tilla janë të panevojshme, të dëmshme dhe të kundërligjshme.

Nga Shoqata e Gastronomisë kanë thënë se masat e fundit kundër pandemisë, përditë po dëshmohen si të panevojshme (sepse nuk kanë mbështetje shkencore), të dëmshme (sepse po shkaktojnë stres shoqëror dhe ekonomik), dhe të kundërligjshme (sepse nuk po i marrin parasysh udhëzimet e OBSH-së, ref. par. 4, Nenit 8 të Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës).

Ata thonë se më këto masa kriza në Kosovë po thellohet.

Postimi i plotë:

MASAT ANTICOVID TË DËMSHME DHE KUNDËRLIGJORE

Masat e fundit kundër pandemisë, përditë po dëshmohen si të panevojshme (sepse nuk kanë mbështetje shkencore), të dëmshme (sepse po shkaktojnë stres shoqëror dhe ekonomik), dhe të kundërligjshme (sepse nuk po i marrin parasysh udhëzimet e OBSH-së, ref. par. 4, Nenit 8 të Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës).

Paralajmërimet, qëndrimet, dhe kërkesat tona po fillojnë të marrin kuptim gradualisht, duke u dëshmuar se kriza vetëm po thellohet, pasojat për rritjen e rasteve nuk janë jetime (sepse verës jemi akuzuar për rritjen e rasteve, ndërsa kësaj here nuk jemi lejuar të punojmë, pra mos-kontrollimi i personave që vijnë nga jashtë). Pra, tash nuk jemi të vetëm ne të zëshëm që po prekemi nga këto masa, sepse arroganca e Qeverisë ka shku aq largë duke e acaruar gjithë shoqërinë në krizë, vendet fqinje dhe institucionet ndërkombëtare.

Mosdëgjushmëria dhe arroganca e ka pru gjendjen deri këtu, me krizë të thellë shoqërore dhe ekonomike, e cila rrezikon të thellohet edhe më shumë.

Mosdëgjushmëria dhe arroganca e ka pru gjendjen deri këtu, me krizë të thellë shoqërore dhe ekonomike, e cila rrezikon të thellohet edhe më shumë.