Gastronomët gati të dorëzohen, kthimi i TVSh-së në 18% i papërballueshëm

03.01.2022

Gastronomët janë shprehur kundër kthimit të TVSh-së në 18%, por ky vendim për tatim mbi vlerën e shtuar ka qenë 8%, vendimi i tillë për këtë çështje ka qenë në fuqi vetëm deri në fund të dhjetorit të vitit që lamë pas. Vendimi i tillë i marrë nga institucionet qendrore, po cilësohet si e papërballueshme, […]

Gastronomët gati të dorëzohen, kthimi i TVSh-së në 18% i papërballueshëm Foto: SuharekaOnline

Gastronomët janë shprehur kundër kthimit të TVSh-së në 18%, por ky vendim për tatim mbi vlerën e shtuar ka qenë 8%, vendimi i tillë për këtë çështje ka qenë në fuqi vetëm deri në fund të dhjetorit të vitit që lamë pas.

Vendimi i tillë i marrë nga institucionet qendrore, po cilësohet si e papërballueshme, për udhëheqësist e këtyre bizneseve.

Një menaxher i një lokali të gastronomisë ka thënë se kthimi i vlerës së TVSh-së do të shkojë në dëme të bizneseve duke marrë për bazë se edhe nuk janë ndihmuar nga Qeveria për të përballuar dëmet e shkaktuar nga pandemia.

Madje ai thotë se nuk u ka mbetur zgjidhje tjetër veç se të dorëzohen, duke për përmendur edhe kufizimin e orarit të punës për këtë sektorë si pengesë të madhe.

“Kthimi i 18% na ka dëmtuar se duke llogaritur se ne kemi qenë të dëmtuar edhe pandemisë, nuk kemi pas shtesa, ndihma prej Qeverisë edhe Ministria ka premtuar se 8% ka me vazhduar deri sa të është pandemia, por kjo nuk vlejti prej neve. Prej 1 janarit d.m.th ja kemi nis me 18% TVSh”.

“Normal që ka ndikuar se rritja e TVSh-së, qeto e kem pas bile një lehtësim bile sadopak për pandemi me na ndihmuar, neve na ka mbet tash veç me u dorëzuar gati, nuk kem ndihma as për paga as për ndonjë gjë tjetër. Edhe kufizimi i orarit është deri në 23:00, nuk po merren me këtë çështje, ne tash jemi në gjendjen më të vështirë që kemi mundur me qenë naj herë”.