Gashi thotë se Dokumentet e dorëzuara në OVL të UÇK-së janë të Gjykatës Speciale

17.09.2020

Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se dokumentet të cilat ishin dorëzuar ditë më parë në zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës dhe UÇK-së janë të Gjykatës Speciale. “Këto dokumente janë të Gjykatës Speciale dhe askush nuk mund të ketë aludime. Ky dokumentacion e ka vërtetuar se kemi të bëjmë më dokumente zyrtare […]

Gashi thotë se Dokumentet e dorëzuara në OVL të UÇK-së janë të Gjykatës Speciale

Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se dokumentet të cilat ishin dorëzuar ditë më parë në zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës dhe UÇK-së janë të Gjykatës Speciale.

“Këto dokumente janë të Gjykatës Speciale dhe askush nuk mund të ketë aludime. Ky dokumentacion e ka vërtetuar se kemi të bëjmë më dokumente zyrtare të Gjykatës Speciale që hetuesit i kanë marrë dhe është në harmoni me ligjin”.

“Në bazë të llogos, këta e vërtetojnë se këto janë dokumente të Gjykatës Speciale, ndryshe nuk i kishin marrë. Në këtë rast as policia as prokuroria nuk mund të involvohen, sepse këto janë dokumente të Gjykatës Speciale”, tha Gashi para mediave.

LEXO EDHE:  Gjykata Speciale, Pjetër Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat

Etiketat