Garda Ceremoniale e FSK-së ngrit flamurin shtetëror

17.02.2024

Garda Ceremoniale e FSK-së për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë në oborrin e Qeverisë ka bërë ngritjen e flamurit shtetëror.

Garda Ceremoniale e FSK-së ngrit flamurin shtetëror Foto: Ilustrim

Të pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit ishte presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

Të tre liderët uruan qytetarët e Kosovës në 16-vjetorin e pavarësisë së shtetit.