Të paktën kështu thotë Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë. Në një reagim të LVV-së lidhur me pakënaqësitë e tyre me përgjegjësinë dhe mbarëvajtjen e garës së diturisë nga ana e Drejtorisë së Arsimit në Suharekë.

Gara në dituri që organizohet nga Kordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, është mbajtur edhe në Komunën e Therandës.

Për këtë garë do të duhej të mbaheshin dy teste, një nivel shkollor dhe një në nivel komunal. Në bazë të rezultateve të treguara nga nxënësit do të duhej të bëhej përzgjedhja e nxënësve më të suksesëshëm të cilët më pas do ta përfaqësonin Komunën në nivelin republikan të garës nacionale të diturisë.

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Therandës nuk është treguar aspak përgjegjëse për mbarëvajeten e duhur të kësaj gare.

Fillimisht, Drejtoria e Arsimit me shumë vonesë i ka publikuar rezultatet e testit të parë në nivel shkollor, kurse testi i dytë, që do të duhej të mbahej në nivelin komunal, është mbajtur përsëri nëpër shkolla.

Shqetësimet janë ngritur që kjo përzgjedhje është bërë në bazë të dëshirës së personave përgjgegjës të Drejtorisë së Arsimit dhe bazë për këtë shqetësim është mospublikimi i rezultateve të testit të dytë.

Ajo çfarë është shqetësuese ka të bëjë me përzgjedhjen e nxënësve që do ta përfaqësonin Komunën e Therandës në nivelin republikan të garave.

Në mesin e 67 nxënësit të përzgjedhur, ka të tillë që kanë shënuar rezultate shumë më të ulëta sesa disa nxënës të tjerë që nuk janë përzgjedhur dhe janë diskualifikuar nga përfaqësimi i komunës në atë nivel të garave, dhe kjo është e papranueshme.

Te nxënësit, ky vlerësim i padrejtë ka prodhur pakënaqësi dhe zhgënjim me sistemin arsimor. 
Përballja me sfida të tilla, padyshim që prodhon mundësi që ata të dekurajohen. të thyhen moralisht, dhe mos ta kenë vullnetin e njëjtë për mësim.

Gara në dituri do të duhej të ishte garë me shtylla të shëndosha për të mirën e komunës, banorëve dhe Republikës.

Apelojmë tek prindërit që ta ngrisin zërin dhe t’i paraqesin shqetësimet e tyre te Drejtoria e Arsimit në Komunën e Therandës.