Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor të vitit 2017, ku kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i premtoi 20 premtime ku nga ta vetëm 6 janë përfunduar.
Nga gjithsej 20 premtime nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, të evidentuara nga Instituti GAP, gjatë periudhës Janar 2018 – Dhjetor 2018 (viti i parë i mandatit katër vjeçar), janë përmbushur 6 premtime; pjesërisht të përmbushura rezultojnë 4 premtime; të filluara janë 6; kurse 4 premtime akoma nuk kanë nisur së realizuari.
Numri më i madh i premtimeve të realizuara është shënuar në fushën e infrastrukturës, arsimit, administratës dhe shërbimeve publike.
Premtimet të cilat i premtoi Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj në Arsim janë:
1. Ndërtimi i shkollës fillore në Leshan – Ka filluar ndërtimi i objektit të shkollës fillore “Vasa Pasha Shkodrani” në Leshan (Pjesërisht e përmbushur);
2. Vazhdojnë punimet në rregullimin e objektit të shkollës fillore “Vasa Pasha Shkodrani” në Leshan dhe pritet të përmbyllen deri në shtator të 2019 (Të filluara).
Premtimet të cilat i premtoi Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj në Infrastrukturë janë:
1. Ndërtimi i pjesës së parë të unazës së qytetit nga zona industriale në Shirokë me mundësi lidhje me autostradë (Pjesërisht e përmbushur);
2. Gjatë kësaj periudhe, komuna ka dërguar kërkesë në Ministrinë e Infrastrukturës për kyçje në autostradë (Të filluara).
3. Kanë filluar punimet në Zonën Industriale, ku pjesë e këtij projekti është edhe unaza që e lidh Zonën Industriale, me autostraden. Së fundmi (nëntor 2018) ka filluar ndërtimi i infrastrukturës rrugore, kanalizimit, ndriçimit publik dhe rrugës unazore që lidhet me autostradën në Zonën Industriale Suharekë, investim ky nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Unaza nga Zona Industriale paralel me Autostradën e cila do të shkojë deri tek rruga regjionale Suharekë-Rahovec (Pjesërisht e përmbushur).
4. Ndërtimi i pjesës së dytë të unazës së qytetit nga zona e Damperit deri në pjesën e epërme të Suharekës (E përfunduar), Është në fazën e parë të zhvillimit të punimeve (E filluar), Pjesa me e madhe ka përfunduar dhe është funksionale. Banorët e kësaj ane janë ankuar për mos cilesinë e punimeve (Pjesërisht e përmbushur);
5. Ndërtimi i sheshit të ri në Suharekë (E filluar);
6. Ndërtimi i shtigjeve për çiklizëm, vrapim dhe ecje (E përfunduar);
7. Ndërtimi i rrugëve Qafë – Duhel – Graqevc – Papaz, Mushtisht – Shtërpcë, Suharekë -Malishevë (Nishor-Bellanicë), Suharekë – Rahovec (lidhja me autostradë) (Pjesërisht e përmbushur);
8. Renovimi i stadiumit të qytetit në Suharekë (Gjysmë e përmbushur).
Premtimet të cilat i premtoi Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj në Kulturë janë:
1. Ndërtimi i Qendrës së Kulturës brenda se cilës do të ketë bibliotekë, qendër rinore dhe muze komunal, Suhareka edhe për një kohë do të mbetet pa Shtëpi të Kulturës. Kjo pasi është ndërprerë financimi i projektit për ndërtimin e saj. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit 300 mijë euro të ndara për këtë projekt tashmë i ka orientuar në një projekt tjetër. Tërheqjen e këtyre mjeteve nga ky projekt e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Kujtim Gashi. Sipas tij, kjo ka ndodhur si pasojë e mos-kryerjes së punimeve nga kompania kontraktuese. (Nuk ka filluar);
2. Hapja e një ekspozite të përhershme të trashëgimisë historike të Suharekës (Nuk ka filluar);
3. Përkrahje të vazhdueshme të projekteve të teatrit, filmit, muzikës dhe artit. Komuna vazhdon të përkrahë kërkesat për aktivitete kulturore (me shuma simbolike) si dhe ka ndihmuar në themelimin e shoqatës së artistëve pamor, (E Filluar);
4. Restaurimi i disa objekteve me vlera të veçanta të trashëgimisë. Është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit për restaurimin e shtëpisë më të vjetër të familjes Tafolli në fshatin Cadrak të Tafojt. (E Filluar).
Premtimet të cilat i premtoi Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj në Shëndetësi janë:
1. Pajisja e QKMF-ve me aparatura të reja (E përfunduar);
2. Funksionalizimi i tërësishëm i QMF-ve (E përfunduar);
3. Punësimi i 40 personave si staf shtesë në sistemin e shëndetësisë (E përfunduar);
4. Puna me dy ndërrime në ambulancat në fshatrat Mushtisht, Studençan dhe Duhle, dhe kryerja e analizave bazike shëndetësore (E përfunduar);
5. Sigurimi i vendit të punës brenda territorit të komunës për çdo të diplomuar në mjekësi (E filluar).
Premtimet të cilat i premtoi Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj për Shërbime Publike janë:
1. Ndërtimi i vend-pritjeve moderne për autobus (Nuk ka filluar);
2. Ndërtimi i basenit akumulues të ujit të pijes në Biraq (E filluar);
3. Themelimi i një ndërmarrje për trajtimin e ujërave të zeza (Nuk ka filluar);
4. Pastrimi dhe rregullimi i të gjitha hapësirave para objekteve banesore dhe korridoret e tyre publike apo private, që do të jenë kompetencë e komunës (E filluar).
Ndërsa fushat ku ka ngecje në përmbushjen e premtimeve janë ajo e ekonomisë, shëndetësisë, bujqësisë, si dhe ajo e urbanizimit.Instituti GAP bën monitorimin e realizimit të premtimeve vetëm në 26 komuna, sepse disa nga kryetarët aktual nuk kanë zhvilluar fushatë zgjedhore.
Për të parë detajet e premtimeve të dhëna, mund të vizitoni platformën elektronike të Institutit GAP duke klikuar në këtë link http://www.komunat.institutigap.org/Premtimet