Ky rezultat vjen si një njohje e përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve për të siguruar një ambient të sigurt për qytetarët.

Në këtë anketim global, një pjesë e madhe e pyetjeve ka qenë e fokusuar në ndjenjën e sigurisë së qytetarëve kur lëvizin vetëm gjatë natës. Në këtë drejtim, rezultatet për Kosovën janë mbresëlënëse, me 87% të të anketuarve që shprehin se ndihen të sigurt.

Krahasuar me rajonin, Kosova dallon me një ndjenjë shumë më të lartë sigurie te qytetarët e saj. Në shumicën e vendeve të Azisë-Paqësorit, Evropës Perëndimore, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, Amerikës Veriore (SHBA dhe Kanada) dhe Euroazisë post-sovjetike, të paktën shtatë në 10 persona ndihen të sigurt.

Një tjetër gjetje interesante e raportit është përparimi i dukshëm i ndjeshëm i sigurisë në rajonin e Euroazisë post-sovjetike gjatë dy dekadave të fundit. Në vitin 2023, pothuajse dy herë më shumë njerëz në këtë rajon u ndjenë të sigurt krahasuar me vitin 2006.