Sipas analizës së fundit të motit, dita e shtunë dhe e diel do të karakterizohen nga intervale më të gjata me diell, duke ofruar një mundësi të mirë për aktivitete në natyrë.
Dita e shtunë pritet të jetë kryesisht e kthjellët, veçanërisht në pjesën perëndimore të vendit. Ndërkohë, në zonat lindore mund të ketë zhvillime të vransirave gjatë pasdites, të cilat mund të shoqërohen me ndonjë pikë shiu lokale. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 5°C dhe 8°C, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të arrijnë 18°C deri në 21°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 3-6 m/s.
Edhe dita e diel do të jetë e karakterizuar nga intervale të gjata me diell. Megjithëse gjatë ditës do të ketë kalime vranësirash, nuk priten reshje shiu. Ajo që do të ndihet më shumë është rritja e temperaturave, të cilat do të ngjiten deri në 23°C dhe 24°C, duke krijuar një atmosferë më të ngrohtë dhe pranverore.
Megjithatë, kjo periudhë e qëndrueshme nuk do të zgjasë shumë. Nga dita e hënë, pritet një ndryshim i motit, duke u rikthyer kushtet më jostabile. Do të ketë sërish intervale me diell, por gjatë orëve të pasdites do të krijohen kushte për zhvillime të rrebesheve shiu dhe bubullima në disa pjesë të vendit. Temperaturat do të shënojnë një rritje të mëtejshme ditën e hënë, duke arritur deri në 25°C, por më pas do të zbresin lehtësisht në 19°C dhe 20°C. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 7°C dhe 10°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga jugu dhe juglindja, me shpejtësi 4-10 m/s.