Fundjava sjell një pauzë të të nxehtit, nga e diela më freskët

Kalimi i një fronti të ftohtë ditëve të fundjavës sjell një ndryshim të situatës sinoptike. Derisa ditën e shtunë do të vazhdojë mot i nxehtë, të dielën fronti i ftohtë sjell masa më të ftohta ajrore nga Europa qëndrore, që do të zbresin temperaturat maksimale edhe nën vlera mesatare.

Përreth viseve malore mund të ketë edhe ndonjë rigë lokale shiu me bubullimë. Në fillim të javës së ardhshme, fusha të presionit të lartë do të favorizojnë mot kryesisht me diell, ndërsa nga dita e mërkurë temperaturat pritet të rriten deri në 30C.

Indeksi i rrezeve UV mbete rreth vlerave shumë të lartë, ndaj dhe preferohet t’i shmangemi ekspozimit më të gjatë në rrezet e diellit orëve të mesditës.

11.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite më vonë, përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.
12.07 – Më freskët dhe me erë. Kryesisht me diell, pasdite me pak vransira. Përreth viseve malore mundësi për ndonë rigë lokale shiu.
13.07 – Mot i mirë, kryesisht me diell.
14.07 – Kryesisht me diell. Në mëngjes më ftohtë
15.07 – Kryesisht me diell, më nxehtë.

LEXO EDHE:  COVID-19, Zemaj paralajmëron mbyllje të sërishme

Temperaturat e ajrit edhe nesër mbesin ndjeshëm mbi vlera mesatare, e nga dita e diel pritet të zbresin përreth vlerave pak më të ulëta për këtë periudhë kohore. Minimalet do të zbresin nga 15C, të shtunën, deri në 9C ditën e martë. Maksimalet të shtunën do të rriten deri në 34C, ndërsa të hënën zbresin në 21C deri 23C.

Të shtunën era do të fryejë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme, e ditën e diel erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-15m/s.
Shtypja atmosferike pritet të zbres në vlera normale, e më pas shënon rritje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.