Ftohtë e me ngrica, parashikimi i motit për fundjavë

11.03.2022

Sipas Prishtina Wather në ditët e para të javës do të mbajë mot i kthjellët, e me diell gjatë ditës. Përgjatë mëngjesit me ngrica. Të mërkurën do të ketë shtim të vranësirave, e më vonë në mbrëmje me mundësi për reshje të dobëta shiu. Kushtet e motit më stabil në ditët vijuese, nuk mundësojnë qarkullim të […]

Ftohtë e me ngrica, parashikimi i motit për fundjavë Foto: Ilustrim

Sipas Prishtina Wather në ditët e para të javës do të mbajë mot i kthjellët, e me diell gjatë ditës. Përgjatë mëngjesit me ngrica. Të mërkurën do të ketë shtim të vranësirave, e më vonë në mbrëmje me mundësi për reshje të dobëta shiu.

Kushtet e motit më stabil në ditët vijuese, nuk mundësojnë qarkullim të mirë ajror, e ndotësit ajror qëndrojnë më të përqendruara pranë sipërfaqes, derisa indeksi i cilësisë së ajrit kalon edhe në vlera të dobëta, të dielën edhe në shumë të dobëta, apo edhe jashtëzakonisht të dobëta.

12.03 – Ngrica në mëngjes.  Kryesisht me kthjellime, ditën ftohtë, e pjesërisht vranët.

13.03 – Kryesisht me diell, ditën edhe vranësira kalimtare.  Në mëngjes ngrica.

14.03 – Kthjellët dhe me diell.  Ngrica orëve të mëngjesit.

15.03 – Kthjellët dhe me diell.  Orëve të mëngjesit ngrica.

16.03 – Vranësira dhe intervale me diell.  Në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat mjaft të ulëta në fundjavë, e më pas nga e hëna në rritje.  Minimalet zbresin deri në -8C e -9C, derisa maksimalet shënojnë rritje deri në 5C të dielën, e të martën e mërkurën në 11C e 13C.

Erërat do të fryjnë me intensitet mesatare nga verilindja ditën e shtunë 5-10m/s, e ditëve vijuese drejtimesh më të ndryshme të lehta 1-4m/s.

Shtypja atmosferike në rritje shumë lart mbi vlera normale.