Ftohet edhe një person tjetër nga Gjykata Speciale

23.01.2019

Gjykata Speciale gjatë këtyre 2 muajve të fundit, ka ftuar disa pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për intervisitim, ku i ftuari i parë ishte Rrustem Mustafa ndryshe i njohur me nofkën Komandant ‘Remi’. Avokati i akredituar i Gjykatës Speciale, Arianit Koci gjatë një interviste në emisionin ‘Interaktiv’ të KTV-së ka bërë të ditur […]

Ftohet edhe një person tjetër nga Gjykata Speciale Foto: Ilustrim

Gjykata Speciale gjatë këtyre 2 muajve të fundit, ka ftuar disa pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për intervisitim, ku i ftuari i parë ishte Rrustem Mustafa ndryshe i njohur me nofkën Komandant ‘Remi’. Avokati i akredituar i Gjykatës Speciale, Arianit Koci gjatë një interviste në emisionin ‘Interaktiv’ të KTV-së ka bërë të ditur se gjatë muajit shkurt edhe një peson tjetër do të udhëtojë për në Hagë.

Avokati i akredituar në Gjykatën Speciale, Arianit Koci, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se gjatë shkurtit do të shkojë për intervistim edhe një i ftuar për këtë Gjykatë.

Koci nuk ka dashur të bëjë të ditur emrin e të ftuarit të rradhës nga Gjykata Speciale, i cili bëhet i treti pas Komandant Remit dhe Komandantit të zonës së Drenicës, Sami Lushtakut, po ashtu ai tha se se ky organizim i Gjykatës Speciale, është vazhdimësi e Tribunalit të Hagës.

“Tani kjo strukturë e juristëve e kanë përvojën e Hagës, Eulex, UNMIK-ut dhe gjykatave tona, edhe ne e kemi përgatitur mbrojtjen. Këtu është mbledh ajka e juristëve botërorë, edhe pse jam ndër të parët që e kam kundërshtuar pasi kam menduar se nuk është e drejt të ketë një gjykatë vetëm për një anë”, ka thënë Koci.Koci ka thënë se mund të ngrihet aktakuzë pa dijeninë e të akuzuarit.“Teknikisht dikush mund të ketë aktakuzë dhe mos të dijë, pastaj mund të ftohet për të paraqitur faktet për mbrojtje”.

Po ashtu Arianit Koci ka thënë se gjatë intervistimit, të ftuarit mund të flasin gjuhën e tyre amtare.

“Çdo person ka të drejtë të flas në gjuhën e vet, por përkthyesit ishin me emra të koduar. Për ironi, më ka pëlqyer përkthimi i një të huaji sesa i atij të Shqipërisë. Përkthimi është i rëndësishëm pasi e kemi zhargonin tonë dhe detajet e përcaktojnë një situatë. Drejtësia në këto nivele përbëhet në detaje të vogla”, ka thënë Koci.

Koci tha se kjo procedurë e Gjykatës Speciale nuk do të përfundojë shpejt, i cili përmendi edhe procedurën 10 vjeçare të Tribunalit të Hagës.