FSSHK me kërkesë ndaj Qeverisë: Të paguhen shtesat mbi pagë nga muaji qershor i këtij viti për mantelbardhët

09.08.2021

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, përmes një kërkese publike i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që tani kur janë votuar dy marrëveshje, për të ndihmuar sektorin shëndetësor në vend në përballje me COVID-19, punëtorëve shëndetësor të sistemit publik t’iu paguhen shtesa mbi paga nga qershori i këtij viti. Komunikata e plotë: “Me vëmendje e […]

FSSHK me kërkesë ndaj Qeverisë: Të paguhen shtesat mbi pagë nga muaji qershor i këtij viti për mantelbardhët Foto: Ilustrim

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, përmes një kërkese publike i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që tani kur janë votuar dy marrëveshje, për të ndihmuar sektorin shëndetësor në vend në përballje me COVID-19, punëtorëve shëndetësor të sistemit publik t’iu paguhen shtesa mbi paga nga qershori i këtij viti.

Komunikata e plotë:

“Me vëmendje e kemi përcjellur seancën e Kuvendit të Kosovës me datë 06.08.2021 në të cilën u votua për miratimin e marrëveshjes kornizë të kredisë së datës 14 Gusht 2020 në mes të Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit”Reagimi emergjent ndaj COVID-19” si dhe të Marrëveshjes bilaterale me Qeverinë e Luxemburgut për vazhdimin e projektit për bashkëpunim dhe zhvillim që quhet”program për mbështetje shëndetësore”.

Jemi shumë të lumtur që këto marrëveshje kanë kaluar duke qenë se njëri projekt ka mundësuar hartimin e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 përmes ekspertëve të tyre ku edhe është dhënë propozimi për përfshirjen e shtesave në pagë për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë kurse marrëveshja për kredi parasheh rimbursimin e mjeteve bazuar në vendimin nr.09/08 të datës 21.04.2021 si dhe vendimin me nr.07/59 të datës 21.01.2021”, thuhet në komunikatë.

Tutje nga e tërë kjo

Andaj duke marr parasysh që tani buxhetit të Kosovës i janë shtuar këto mjete kërkojmë që punëtorëve shëndetësor të punësuar në sektorin publik ti paguhen në mënyrë retroaktive shtesat mbi pagë nga muaji Qershor 2021.

Me respekt,

Dr. Blerim Syla