FSSHK kërkon që shtesat për punëtorët shëndetësorë të jenë së paku 300 euro, kërcënon Kurtin me padi

02.09.2021

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar padi ndaj Qeverisë, kjo pas mbledhjes së mbajtur në lidhje me situatën e krijuar me pandeminë COVID-19 si dhe vendimeve të marra nga Qeveria të marra më 25 gusht në lidhje me shtesat për të punësuarit shëndetësorë në sektorin publik. Po ashtu Këshilli […]

FSSHK kërkon që shtesat për punëtorët shëndetësorë të jenë së paku 300 euro, kërcënon Kurtin me padi Foto: Ilustrim

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar padi ndaj Qeverisë, kjo pas mbledhjes së mbajtur në lidhje me situatën e krijuar me pandeminë COVID-19 si dhe vendimeve të marra nga Qeveria të marra më 25 gusht në lidhje me shtesat për të punësuarit shëndetësorë në sektorin publik.

Po ashtu Këshilli Drejtues i FSShK-së ka parashtuar disa kërkesa.

Ky Këshill Drejtues ka kërkuar që shtesat mbi pagë të rishqyrtohen dhe se të mirret ndonjë vendim për ritje të shtesave të cilat duhet të paguhen në mënyrë retroaktive nga muaji Qershor 2021 deri në përfundim të Pandemisë, kjo shtesë jo më e ulët se 300 euro.

Në të kundërtën sipas tyre pason padia për shkelje të Ligjit nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës”, që urgjentisht të procedohet Ligji mbi pagat dhe të ftohen përfaqësuesit e punëtorëve shëndetësor.

Po ashtu ata kanë kërkuar të aprovohet Ligji i Pagave brenda këtij viti dhe se të filloj të implementohet nga muaji Janar i vitit 2022.

Pas mbledhjes, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) ka njoftuar se pret përgjigje deri me datën 13 Shtator 2021 nga kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe se nëse i njëjti nuk reflekton, theksohet se do të ndërmerren masa.

Më tutje nga FSShK është thënë se nëse nuk ka reflektim nga ana e kryeministrit, ata do të ftojn♪7 të gjitha organizatat simotra që t’u bashkangjiten në manifestimin e tyre sindikal.

“Duke i shprehur ngushëllime të gjitha familjarëve të  viktimave nga COVID-19 dhe të gjithë infektuarve shërim të shpejtë si pasojë e keqmenaxhimit, i lutemi popullatës që të vaksinohen dhe të na mirëkuptojnë sepse edhe ne jemi njerëz e kemi familje”, thuhet nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.