FSSHK-ja kërkon takim urgjent me kryeministrin Kurti, të diskutohet për pagesën e shtesave
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka kërkuar takim urgjent me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Të paktën kështu është bërë e ditur përmes një komunikate të lëshuar nga FSSHK-ja. Kërkes e kësaj federate vjen menjëherë pas rritjes drastike të numrit të rasteve pozitive me COVID-19, shtimit të numrit të spitalizuarve dhe gjendjes […]
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka kërkuar takim urgjent me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Të paktën kështu është bërë e ditur përmes një komunikate të lëshuar nga FSSHK-ja.
Kërkes e kësaj federate vjen menjëherë pas rritjes drastike të numrit të rasteve pozitive me COVID-19, shtimit të numrit të spitalizuarve dhe gjendjes në institucionet shëndetësore.
Në takimin e thirrur urgjentisht, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do të diskutojë në lidhje me pagesën e shtesave në pagë bazuar në Ligjin nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Kosovës.
Prandaj, përmes kësaj komunikate kjo federatë pret që kryeministri i Kosovës të takohet sa më shpejtë me ta.