FSSHK i reagon Kurtit: Me gjuhë urryese po njollos punën tonë, shihemi në grevë

13.12.2021

Nga FSSHK thonë se Kurti po e njollos punën e tyre, duke tentuar të shpërqendroj opinionin nga kërkesa e tyre. FSSHK ka njoftuar opinionin e gjerë publik se ato çfarë thotë Kryeministri Kurti asnjë nuk qëndron, sipas tyre i njëjti me gjuhë të ashpër e urryese njollos punën e tyre duke tentuar që në këtë […]

FSSHK i reagon Kurtit: Me gjuhë urryese po njollos punën tonë, shihemi në grevë Foto: Ilustrim

Nga FSSHK thonë se Kurti po e njollos punën e tyre, duke tentuar të shpërqendroj opinionin nga kërkesa e tyre.

FSSHK ka njoftuar opinionin e gjerë publik se ato çfarë thotë Kryeministri Kurti asnjë nuk qëndron, sipas tyre i njëjti me gjuhë të ashpër e urryese njollos punën e tyre duke tentuar që në këtë mënyrë të shpërqendron opinionin rreth kërkesës së tyre legjitime asaj të: Rritjen e pagës dhe miratimin e Ligjit të Pagave, ku për realizimin e të cilave do ti përdorim të gjitha mjetet legjitime të reagimeve sindikaliste pavarësisht presionit dhe linçimeve karshi nesh!

Reagimi i plotë:

Reagim ndaj fjalimit të Kryeministrit Kurti të bërë sot dt.13.12.2021 gjatë mbledhjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Njoftojmë opinionin e gjerë publik se ato çfarë thotë Kryeministri Kurti asnjë nuk qëndron, i njëjti me gjuhë të ashpër e urryese njollos punën tonë duke tentuar që në këtë mënyrë të shpërqendron opinionin rreth kërkesës tonë legjitime asaj të: Rritjen e pagës dhe miratimin e Ligjit të Pagave, ku për  realizimin e të cilave do ti përdorim të gjitha mjetet legjitime të reagimeve sindikaliste pavarësisht presionit dhe linçimeve karshi nesh!

Për të qenë të qartë kështu duke e demantuar atë se çka zt.Kurti përmendi sot ju rikujtojmë se:

Me dt 22.05.2017 Federata e Sindikatave te Shëndetësisë se Kosovës ka dërguar kërkesë prej 13 pikësh 5 partive politike: LDK, PDK, AAK, LVV, NISMES, e me dt 23.05.2017 AKR e PD po ashtu, ku në pikën e 5 të kësaj kërkese FSSHK-ë cek Ligjin e Pagave duke kërkuar përcaktimin e koeficienteve për të gjithë të punësuarit në sektorin publik me theks të veçantë punëtorët shëndetësorë, mirëpo me sa po shihet sikur se atëherë as sot nuk ka gjetur vullnetin e mirë Kryeministri me partinë e tij që t’ju vihet në ndihmë punëtorëve shëndetësorë me qëllim që t’ju përmirësoj mirëqenien!!

A është e drejtë kjo çka kemi kërkuar? PO është, ka qenë e do të jetë..! Dëshpërimesh, duke qenë se zt.Kurti është në rrugë për të dështuar njëkohësisht duke dezinformuar në të gjitha aspektet, atëherë si mbetet asgjë tjetër vetëm shkatërrimi i Sindikatave.

Shihemi në Grevë!

Me respekt,
FSSHK-së.