FSSHK dorëzon peticion tek kryeministri, kërkojnë shtesat e pagave prej 300 eurove

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë se sot me datë 18.09.2020 pranë Zyrës së Kryeministrit të Kosovës ka dorëzuar Peticionin e punëtorëve shëndetësore dhe stafit mbështetës të realizuar nga data 14.09.2020.

Përmes Peticionit punëtorët shëndetësor dhe stafi mbështetës kanë shprehur revoltën e tyre për mos realizimin e Vendimit të Qeverisë të datës 29.07.2020 me nr.05/18 për shtesën në pagë prej 300.00 euro për muajt Korrik dhe Gusht 2020.

“Peticioni është mjeti i fundit juridik i ndërmarr nga FSSHK dhe anëtarësia e gjerë drejtuar institucionit të Kryeministrit, aq më shumë kur jemi dëshmitar të deklaratave të pa qarta të Kryeministrit në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës.

Andaj në qoftë se nuk merren seriozisht nënshkrimet e punëtorëve shëndetësor dhe stafit mbështetës në drejtim të realizimit të kësaj të drejte, FSSHK nga e Hëna do të dal me veprime konkrete duke filluar nga dorëzimi i mjeteve transportuese të emergjencës, dorëzimi i mjeteve për pastrim nga ana e punëtorëve të higjienës,mos funksionimi i sistemeve teknike dhe sigurimi i objekteve shëndetësore, të gjitha këto bijnë në përgjegjësinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ngase ne e kemi konsumuar dialogun social”, thuhet në njoftimin për media. 

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.