FSK zë vendin e dytë në mesin e 111 ekipeve në garën “Cambrian Patrol”në Mbretërinë e Bashkuar

para 25 dite

Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është radhitur në vendin e dytë, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në garën “Cambrian Patrol 2024” në Mbretërinë e Bashkuar.

FSK zë vendin e dytë në mesin e 111 ekipeve në garën “Cambrian Patrol”në Mbretërinë e Bashkuar

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se këtë sukses ekipi i FSK-së e ka arritur në garën ku ishin 111 ekipe,  prej tyre 37 ekipe ndërkombëtare nga 36 shtete të ndryshme të botës.

“Gara ‘Cambrian Patrol’ është një nga garat më sfiduese në botë, ku ekipet kalojnë nëpër detyra sfiduese ushtarake si përgatitje taktike, përballje me rreziqe CBRN, operacione mjekësore, rikonicion dhe zbulim të forcave, sulm, eksploziv dhe fushë e minuar, kalim i pengesave ujore, caqe te artilerisë fushore, dhe përballje me situata të burgosurve”, ka shkruar Maqedonci.

LEXO EDHE:  Ministria e Mbrojtjes merr në menaxhim pronat e Aeroportit të Dumoshit, vetëm pak kilometra afër Serbisë

Ministri ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës në garë mori pjesë me ekipin e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore, të cilët treguan angazhim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të lartë gjatë procesit të realizimit të garës.