19.04.2019, 17:06

FSK tregon se kur fillon faza e testit të radhës së kandidatëve për rekrut

Të martën fillon faza e testit të radhës për kandidatët që aplikuan për rekrut të FSK-së.

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se nga 23 prilli (e marte) do të filloj faza e testit të radhës për kandidatët që aplikuan për rekrut të FSK-së.

Sipas njoftimit, intervista do të mbahet në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Të gjithë të interesuarit duhet të paraqiten sipas planit dhe orarit në hyrjen nr.1, si dhe duhet të kenë me vete letërnjoftimin dhe kuponin e aplikimit.

Kujtojmë se Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë publikuar listën e kandidatëve të cilët kanë kaluar fazën e parë të testimeve në konkursin publik për rekrutimin e rekrutëve (OR1), ushtarëve që do të shërbejnë në komponentën aktive të FSK-së.

LEXO EDHE:  74 mijë persona me nevoja të veçanta, Haradinaj u premton mbështetje

Ja dhe linku i listës së kanditatëve që kanë kaluar fazën e parë të testimeve për rekrut të FSK-së:
https://www.mksf-ks.org/repository/docs/Lista_e_kandidat__ve.pdf

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.