FSK të shtunën organizon “Ditën e hapur”, qytetarët mund t’i vizitojnë kazermat

25.11.2021

Të gjithë qytetarët janë të mirëpritur të vizitojnë të gjitha kazermat e FSK-së, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin. Manifestimi qendror do të jetë në Kazermën “Adem Jashari” në ora 10:00, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë. Në të gjitha kazermat e FSK-së, në këtë ditë festive, […]

FSK të shtunën organizon “Ditën e hapur”, qytetarët mund t’i vizitojnë kazermat Foto: Ilustrim

Të gjithë qytetarët janë të mirëpritur të vizitojnë të gjitha kazermat e FSK-së, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin.

Manifestimi qendror do të jetë në Kazermën “Adem Jashari” në ora 10:00, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë.

Në të gjitha kazermat e FSK-së, në këtë ditë festive, para qytetarëve të pranishëm, do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake e FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera.

Forca e Sigurisë së Kosovës forcë profesionale dhe multietnike, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim!