FSK-së i shtohen edhe specialistët e parë për sulme ajrore

10.09.2022

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe specialistët e parë për sulme ajrore. Kështu ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj. Ministri Mehaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Iowa-s, dy ushtarakët tanë përfunduan me sukses të […]

FSK-së i shtohen edhe specialistët e parë për sulme ajrore Foto: Ilustrim

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe specialistët e parë për sulme ajrore.

Kështu ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj.

Ministri Mehaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Iowa-s, dy ushtarakët tanë përfunduan me sukses të lartë kursin e sulmimit ajror dhe rrugë-zbulimit.

Po ashtu, i pari i Ministrisë së Mbrojtjes ka shprehur falënderime dhe mirënjohje të thellë për partnerët, Gardën Kombëtare të lowa-s për këtë mundësi të shkëlqyer, sikur edhe gjithë mbështetjen e mbi një dekade.

Njoftimi i plotë i ministri Mehaj:

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe specialistët e parë për sulme ajrore

Bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Iowa-s, dy ushtarakët tanë përfunduan me sukses të lartë kursin e sulmimit ajror dhe rrugëzbulimit.

Ky kurs tejet sfidues teston forcën, shkathtësinë, qëndrueshmërinë, besimin dhe aftësinë e kursantëve për të performuar në lartësi gjatë operacioneve luftarake.

Falënderim dhe mirënjohje e thellë për partnerët tanë, Gardën Kombëtare të Iowa-s për këtë mundësi të shkëlqyer, sikur edhe gjithë mbështetjen e mbi një dekade.