FSK në gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës

17.03.2020

Bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës ka ngritur gjendjen e gatishmërisë operacionale në nivelin 2 dhe ka krijuar Forcën për Detyrë. FSK njofton se me njësitë e specializuara për të realizuar operacione në kuadër të Mbështetjes Ushtarake Autoriteteve Civile, ka […]

FSK në gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës Foto: Ilustrim

Bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës ka ngritur gjendjen e gatishmërisë operacionale në nivelin 2 dhe ka krijuar Forcën për Detyrë.

FSK njofton se me njësitë e specializuara për të realizuar operacione në kuadër të Mbështetjes Ushtarake Autoriteteve Civile, ka vendosur në gatishmëri personelin, pajisjet dhe sistemet për të parandaluar dhe mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës nga pandemia “COVID 19”.

Njoftimi i plotë i FSK-së:

FORCA E SIGURISË SË KOSOVËS NË MBËSHTETJE TË INSTITUCIONEVE DHE QYTETARËVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës ka ngritur gjendjen e gatishmërisë operacionale në nivelin 2 dhe ka krijuar Forcën për Detyrë.

Me njësi të e specializuara për të realizuar operacione në kuadër të Mbështetjes Ushtarake Autoriteteve Civile, ka vendosur në gatishmëri personelin, pajisjet dhe sistemet për të parandaluar dhe mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës nga pandemia “COVID 19”.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, udhëzon qytetarët e Republikës së Kosovës që të respektojnë të gjitha rregullat, kufizimet dhe udhëzimet e dhëna nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe apelon tek të gjithë që të rrisin masat e kujdesit, por në asnjë moment mos të krijojmë frikë dhe panikë.

Respektimi i rregullave dhe kufizimeve është ndihma më e madhe që secili qytetar i Republikës së Kosovës i bën vendit dhe shoqërisë.

Forca e Sigurisë së Kosovës ju siguron se do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për ti dale në ndihmë në çfardo situate.