FSK-ja forcon kapacitetet e patrullimeve kufitare me përvojën turke

para 39 dite

Forcat e Sigurisë të Kosovës (FSK) vazhdojnë të ngrisin profesionalizmin e ushtarëve të veta nëpërmjet bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë.

FSK-ja forcon kapacitetet e patrullimeve kufitare me përvojën turke

Së fundmi, në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatura të Republikës së Turqisë, një grup instruktorësh me përvojë kanë zhvilluar një trajnim intensiv për ushtarët e FSK-së, me fokus në patrullimet kufitare.

Trajnimi, i cili përfshinte një pjesë teorike dhe një pjesë praktike në terren, kishte si qëllim të pajisë ushtarët e FSK-së me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të kryer patrullime kufitare në mënyrë efektive dhe të sigurtë. Instruktorët turq, me përvojë të gjatë në këtë fushë, i kanë ndihmuar pjesëmarrësve të kuptojnë më mirë sfidat që mund të paraqiten gjatë patrullimeve, si dhe të mësojnë teknikat më të mira për t’i identifikuar dhe menaxhuar ato.

Ky trajnim është një shembull i angazhimit të vazhdueshëm të FSK-së për të ngritur profesionalizmin e ushtarëve të vet dhe për të forcuar sigurinë e vendit.

Etiketat

Ofertat e fundit