FSK-ja do të merr pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “Skuadra më e mirë 2021”

23.10.2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se deri sa janë duke marrë pjesë në Stërvitjen Fushore “Disaster Relief Military Mobility Exercise 2021” me rreth 20 vende anëtare dhe partnere të NATO-s, sot një njësi tjetër e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, do të marrin pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “ Skuadra […]

FSK-ja do të merr pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “Skuadra më e mirë 2021” Foto: Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se deri sa janë duke marrë pjesë në Stërvitjen Fushore “Disaster Relief Military Mobility Exercise 2021” me rreth 20 vende anëtare dhe partnere të NATO-s, sot një njësi tjetër e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, do të marrin pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “ Skuadra më e mirë 2021”.

Po ashtu, Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo është edhe një mundësi e shkëlqyeshme që të konfirmojmë shkathtësitë tona dhe të promovojmë bashkëpunimin ndërkombëtar të korpusit të nënoficerëve tanë në ndërveprueshmëri me kolegët nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s.

Lexoni të plotë postimin:

“FSK vazhdon me stërvitje dhe gara ushtarake bashkë me vendet anëtare dhe partnere të NATO-s

Deri sa jemi duke marrë pjesë në Stërvitjen Fushore “Disaster Relief Military Mobility Exercise 2021” me rreth 20 vende anëtare dhe partnere të NATO-s, sot një njësi tjetër e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, do të marrin pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “Skuadra më e mirë 2021”.

Kjo është edhe një mundësi e shkëlqyeshme që ne të konfirmojmë shkathtësitë tona dhe të promovojmë bashkëpunimin ndërkombëtar të korpusit të nënoficerëve tanë në ndërveprueshmëri me kolegët nga vendet anëtare dhe partnere të  NATO-s.

Forca djem dhe vasha tona!

Kemi besimin maksimal në ju!”.