FSK e gatshme nëse i kërkohet ndërhyrja për luftë kundër COVID-19

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, është shprehur i gatshëm për t’i mbështetur institucionet tjera në luftë kundër virusit COVID-19.

Në një komunikatë për media, thuhet se FSK ka ngritur kapacitet mjekësore dhe në trupa, që të jenë të gatshëm në cilëndo periudhë që iu kërkohet ndërhyrja.

“Në këto ditë të vështira për vendin tonë, FSK vazhdon të zhvilloj operacione të mbështetjes ushtarake për autoritetet civile me qëllim menaxhimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë me Covid 19”, thuhet në komunikatë.

Shkrimi i plotë:

Në këto ditë të vështira për vendin tonë, FSK vazhdon të zhvilloj operacione të mbështetjes ushtarake për autoritetet civile me qëllim menaxhimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë me Covid 19. Pjesëtarët e FSK-së janë duke kryer detyrat me vetëmohim dhe profesionalizëm të lartë. Gjatë kësaj periudhe njësitë e Komandës së Logjistikës dhe Policisë Ushtarake të FSK-së kanë zhvilluar aktivitete transportuese nga të gjitha pikat kufitare dhe Aeroporti Ndërkombëtarë ,,Adem Jashari” për në vend-karantinë. Njësitë e FSK-së gjithashtu kanë mbështetur me tenda, kontejner dhe pajisje përcjellëse Qendrat Spitalore të Kosovës.

FSK ka vendosur në gatishmëri Ekipe Mjekësore statike dhe mobile, njëkohësisht ka vendosur dhe mobilizuar Qendrën Mjekësore të FSK, dhe paralelisht, po vazhdojmë të mbështesim Qendrën Operative të MPBAP-së dhe shtabet emergjente komunale me oficerë shtabor. FSK si gjithmonë është e përkushtuar dhe e vendosur për të ndihmuar qytetarët dhe institucionet e Kosovës, andaj duke vlerësuar shërbimin vetëmohues dhe mbështetjen që duhet ti japim vendit dhe qytetarëve në këtë kohë të krizës me pandemi globale kamë kërkuar nga Ministri i Mbrojtjes dhe Qeveria në Detyrë që mjetet financiare shtesë të ndara për pjesëtarët e FSK-së t`i dedikojnë dhe adresojnë për nevoja tjera. ANDAJ NE VAZHDOJM ME GATISHMERI T`I SHËRBEJMË QYTETARËVE , TË MBËSHTESIM INSTITUCIONET DHE POPULLIN NË TË GJITHA SFIDAT.

RAPORTO