Fshati Nëpërbisht me ndriçim publik

21.12.2018

Kryetari i Komunës së Suharekës, ka bërë investim nga buxheti i Komunës duke ndriçuar Fshatrat e komunës, së fundi Kryetari Bali Muharremaj ka realizuar një investim në fshatin Nëpërbisht i cili ndriçoi fshatin me drita ‘Ndriçim Publik’. Kryetari Muharremaj tha se ky ndriçim është modern dhe pas orës 00:00 deri në mengjes ka intenzitet më […]

Fshati Nëpërbisht me ndriçim publik Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, ka bërë investim nga buxheti i Komunës duke ndriçuar Fshatrat e komunës, së fundi Kryetari Bali Muharremaj ka realizuar një investim në fshatin Nëpërbisht i cili ndriçoi fshatin me drita ‘Ndriçim Publik’.

Kryetari Muharremaj tha se ky ndriçim është modern dhe pas orës 00:00
deri në mengjes ka intenzitet më të ulët që të kursehet energjia elektrike.

Bali Muharremaj, tha se brenda ditëve në vazhdim edhe shumë fshatra tjerë të komunës së Suharekës do të kenë ndriçim, fshatrat e radhës që do të ketë ndriçim publik është fshati: Tërrnje dhe Leshan e shumë fshatra të tjerë.