Pas më shumë se dy javë, fshati Korishë del nga karantina

Me rekomandimin e IKShPK-së për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, Ministria e Shëndetësisë më 2 prill ka nxjerrë vendim që fshati Korishë të shpallet zonë karantinë, nëpërmjet së cilit deri sot janë ndaluar hyrje-daljet lëvizja në fshat.

Në një linjë telefonike për SuharekaOnline nënkryetari i Shtabit Emergjent, Rexhë Ukaj ka konfirmuar lajmin sot zyrtarisht fshati Korishë ka dal nga karantinimi.

“Po para pak minutash jam informuar nga Policia e Kosovës se fshati Korishë largohet nga zona e karantinës” ka thënë Ukaj.

Nënkryetari i Shtabit Emergjent, Rexhë Ukaj edhe njëherë ka kërkuar nga banorët që këtë situatë ta kalojnë pa panikë dhe sipas udhëzimeve të institutit.

RAPORTO