Frutex fillon zëvendësimin e lëndës së parë serbe me ato të prodhuara në Kosovë

17.11.2018

Vendosja e kësaj takse ka bërë që kompania Frutex të përshpejtojë procesin e instalimit të linjës së punimit të frutave për të prodhuar lëndën e parë për prodhim të lëngjeve natyrale, e cila deri më tani ishte importuar kryesisht nga vendet e rajonit. Ky investim rreth 3 milion euro, është mbështetur me grante edhe nga […]

Frutex fillon zëvendësimin e lëndës së parë serbe me ato të prodhuara në Kosovë Foto: Ilustrim

Vendosja e kësaj takse ka bërë që kompania Frutex të përshpejtojë procesin e instalimit të linjës së punimit të frutave për të prodhuar lëndën e parë për prodhim të lëngjeve natyrale, e cila deri më tani ishte importuar kryesisht nga vendet e rajonit.

Ky investim rreth 3 milion euro, është mbështetur me grante edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Bashkimi Evropian ku aty mund të përpunohen frutat si: mollë, dardhë, kumbulle, pjeshkë , rrush etj.

Frutex aktualisht ka të mbjella rreth 30 hektar me mollë dhe vishnje, por pjesën më të madhe të pemëve pret ti grumbulloj nga fermerët e Kosovës, prandaj kjo do të jete një mundësi e mirë për fermerët të cilët do të mund ti dorëzojnë prodhimet e tyre.

Kapaciteti i kësaj linje është 120 ton brenda 24 orëve dhe ky kapacitet do te jete i mjaftueshëm jo vetëm për nevoja të kësaj kompanie por edhe për prodhuesit e tjerë në Kosovë.