Katër vjet më parë, shumë diplomatë dhe zyrtarë ushtarakë ndjeheshin të lehtësuar pas rezultateve. Vitet e Trumpit më në fund mbaruan, që ishte një ndjenjë lehtësimi e përhapur në selinë e NATO-s. Katër vjet me radhë kreu i vendit më të rëndësishëm të NATO-s ishte i paparashikueshëm me lëvizjet e tija arbitrare, shkruan DW në gjuhën shqipe.
Donald Trump la pas vete një sërë përçarjesh – nga braktisja e aleatëve në Siri dhe Irak, kaosi në Afganistan që ndihmoi talebanët, deri tek poshtërimi i shpeshtë i evropianëve prej tij. Trump kurrë nuk i konsideronte evropianët aleatë, por, sipas fjalëve të Jean-Claude Juncker, i pa ata si “figura të errëta që nuk i uronin të mirën Amerikës, një nga politikanë të paktë që arriti të bashkëpunonte me Trumpin”.
Në hapjen e selisë së re të NATO-s në Bruksel në vitin 2017, Trump mbajti një fjalim para aleatëve ku tha: “Gjatë tetë viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar më shumë për mbrojtjen se të gjithë anëtarët e tjerë të NATO-s së bashku,”. Ai vuri në dukje se 23 nga 28 vendet anëtare të NATO-s nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen.
Kjo goditi veçanërisht ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës nuk paguante sa kërkohej. Presidenti amerikan Trump vazhdoi me kritika, duke thënë se këtë kërkesë ia paraqiti edhe Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg, ndërsa Merkel shprehte pakënaqësinë.