Sipas disa shteteve të BE-së duke përfshirë edhe Francën besojnë që shteti i Kosovës ende nuk ka përmbushur kushtet të cilat janë të nevojshme për liberalizimin e vizave.

Së fundmi është publikuar përgjigjja nga ministria e Evropës dhe punëve të jashtme të Francës këtë përgjigje e publikoi senatorja franceze Helen Conway-Mouyret në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

Ministria e Punëve të jashtme franceze thotë se: “Franca, së bashku me disa shtete të tjera anëtare, besojnë që në këtë fazë jo të gjitha kushtet janë përmbushur. Në fushën e sundimit të ligjit, pak progres është bërë kohët e fundit por jo mjaftueshëm që të ndalet korrupsioni. Vazhdimi i reformave është i nevojshëm që të ketë ndikim në sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar. Ligjet e reja që duhet aprovuar duhet impelmentuar shpejt dhe në vazhdimësi”.

Senatorja shpjegoi se asaj i vie keq për mungesën e ambicies dhe guximit nga shtetit francez.

Senatorja franceze Helen Conway-Mouyret shkroi se: “Nuk ka shenja në përgjigjen e ministrisë se pritshmëritë legjitime të popullatës së Kosovës, të cilët trajtohen në mënyrë të pabarabartë me popujt tjerë të Ballkanit Perëndimorë, nuk janë marrë parasysh”.